Më shumë se 572 040 raste infektimi dhe 26 621 të vdekur u regjistruan sot në 183 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 124 400 tani konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 328 vdekje të reja dhe 66 457 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 969 vdekje, Spanja me 769 dhe SHBA me 345.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 81 340 raste, përfshirë 3 292 vdekje dhe 74 588 të shëruar. 55 raste infektimi dhe 5 vdekje u njoftuan midis të enjtes dhe të premtes.
Që nga dita e djeshme, Afrika e Jugut, Honduras, Venezuela, Nikaragua, Uzbekistani, kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Saint-Kitts-et-Nevis njoftoi rastin e parë të infektimit.
Europa – 313 801 raste (18 638 viktima).
Azia – 102 161 raste (3 684 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 98 860 raste (1 491 viktima).
Lindja e Mesme – 39 431 raste (2 446 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 10 474 raste (234 viktima).
Afrika – 3 826 raste (114 viktima).
Oqeania 3 491 raste (14 viktima).