Shkencëtarët në Kinë që studiojnë origjinën e epidemisë së re të koronavirusit kanë gjetur dy nga llojet e saj kryesore që mund të shk aktojnë infeksionin. Studiuesit nga Universiteti i Pekinit dhe Instituti Pasteur në Shanghai theksuan se të dhënat janë marrë duke përdorur mostra të kufizuara dhe se duhet të bëhet një studim më i gjerë për të përcaktuar se si filloi epidemia, transmeton KosovaPress.

Sipas një studimi paraprak, nga mostrat e analizuara, lloji më agresiv i koronavirusit të ri ka një përqindje prej 70 për qind të epidemisë Wuhan, me 30 për qind që vjen nga lloji më i dobët i virusit, raporton Reuters. “Këto të dhëna tregojnë një nevojë urgjente për studime të mëtejshme, studime krahasuese që krahasojnë të dhënat epidemiologjike. Topchanel/