Sot do të merret vendimi zyrtar që shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, përtej 23 marsit. Nisur nga ndërgjegjësimi i ulët i qytetarëve për të qëndruar në shtëpi me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por referuar edhe ekspertëve të cilët thonë se Shqipëria nuk e ka arritur kulmin e kurbës e të infektuarve, pritet që shkolla të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Një gjë e tillë është paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në “Open”.
Shkollat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura që prej 10 marsit, të martën e kaluar. Me shumë gjasa, ato do rrinë të mbyllura të paktën deri në datën 3 prill. Përgjatë kësaj periudhe, mësimi do të vijojë që të bëhet online, por edhe nëpërmjet mësimeve të shpjeguar nga mësues nëpërmjet TVSH.