Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi në Itali, por nuk ka lënë pa përmendur edhe ndihmën që i dha Shqipëria. Di Maio ka falenderuar edhe njëherë publikisht Shqipërinë për ndihmën e saj me 30 mjekë, ndërkohë që është shprehur se Shqipëria e meriton të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Europian.
Ndërkohë, ministri italian ka kërkuar ndihmë edhe nga BE, duke u shprehur se Italia ka shumë nevojë për mjekë dhe infermierë. Ai konfirmoi edhe ndihmën me maska nga Kina, duke thënë se kanë mbërritur 6 milionë maska në Itali, ndërsa 8 milionë të tjera do të arrijnë nesër, nga 100 milionë që është poosia totale e shtetit fqinj.
Ai konfirmoi edhe ndihmën me maska nga Kina, duke thënë se kanë mbërritur 6 milionë maska në Itali, ndërsa 8 milionë të tjera do të arrijnë nesër, nga 100 milionë që është porosia totale e shtetit fqinj.