Një 26 vjecar shqiptar u kap sot në Vula të Greqisë, pasi kishte thyer karantinën.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se ai është një shqiptar me kombësi greke, që kishte mbërritur pak kohë më parë nga Londra.
Në momentin që u pikas, i riu ishte në gjendje amoku dhe thyente pasqyrat e makinave. Për kapjen e tij, janë angazhuar 14 efektivë të skuadrës së DIAS.
Ai vuan nga probleme psikologjike ndërsa në momentin e kapjes u gjet me temperaturë 38 dhe nën dyshimet se ka coronavirus.