Kryebashkiaku në detyrë i Durrësit, Zhuljen Varfaj, ka postuar në rrjete sociale mesazhin e 6 punonjëseve të Shtëpisë së Foshnjes, të cilat janë vetizoluar prej 6 ditësh në vendin e tyre të punës, për t’u qëndruar pranë fëmijëve jetimë.
Kujdestaret janë në krye të detyrës, 24 orë në 24, larg familjeve të tyre, por pranë fëmijëve, duke u shërbyer me kujdes maksimal dhe duke u bërë një shembull përkushtimi në këto ditë të vështira të luftës së përbashkët kundër COVID-19!
?Mesazhi i punonjëseve të vetizoluara prej 6 ditësh në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës. Kujdestaret janë në krye të detyrës, 24 orë në 24, larg familjeve të tyre, por pranë fëmijëve, duke u shërbyer me kujdes maksimal dhe duke u bërë një shembull përkushtimi? në këto ditë të vështira të luftës së përbashkët kundër COVID-19!?#RriNeShtepi #DoIaDalim
Gepostet von Zhuljen Varfaj – Faqja Zyrtare am Dienstag, 17. März 2020