“Ne duam të rikthejmë nën çati ata që kanë hum bur shtëpitë individuale që të festojnë Vitin e Ri në shtëpi dhe po ashtu që fëmijët të shkojnë në shkolla në fillim të vitit të ri shkollor”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e Komitetit Ndërkombëtar të Rindërtimit, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të donatorëve ndërkombëtarë, Rama tha se “më pas do të fillojmë hap pas hapi me ato zona më të ndërlikuara me ndërtesa banimi me shumë apartamente në komunitetet urbane.
“Ne duhet të synojmë vetëm drejt suksesit, dështimi është diçka që nuk duhet të bëjë pjesë në fjalorin e rindërtimit. Suksesi duhet të jetë kryefjala”, tha Kryeministri Rama, ndërsa theksoi se “koha është thelbësore në këtë proces pasi njerëzit nuk mund të presin gjatë”. “Procedurat duhet të respektohen por ndonjëherë janë kaq të gjata dhe mund të përballohen vetëm kur bëhet fjalë për projekte të tjera dhe jo për shtëpi dhe shkolla”. Kryeministri theksoi se “ne duhet të sigurohemi që në fund programi i Rindërtimit i Shqipërisë të shndërrohet në një model që BE mund t’ua propozoj vendeve të tjera, duke marrë shembullin e Shqipërisë”.
“Kjo është arsyeja pse programi është një kombinim i nevojës së njerëzve për t’u kthyer nën një çati së bashku me nevojën për t’ju dhënë atyre një jetë më të mirë në komunitetet e tyre jo thjesht duke rindërtuar shtëpitë”, tha ai. Rama tha se “kjo nënkupton jo vetëm shtëpi, por dhe shkolla, kopshte, shërbime infrastrukturore dhe po kështu kjo nënkupton një ndërlidhje më të mirë me qendrën e tyre”. “Ne jemi përgatitur të fillojmë dhe e kemi bërë këtë para Konferencës së Donatorëve sepse donim të siguroheshin se cilado të ishte përfundimi i Konferencës së Donatorëve, qeveria do të mund të kujdesej për str ehimin dhe ata fëmijë duhet të shkonin në shkollë”.