Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka postuar sot një video në mbështetje të “luftës” së Italisë, që është në situatë të vështirë për shkak të koronavirusit.

Në një video të publikuar nga Trump në rrjetet sociale, shihen avionë luftarakë, që formojnë flamurin italian me tymosëset e tyre.

Videon, Trump e shoqëron edhe me një koment mbështetës.

“Shtetet e Bashkuara e duan Italinë”, shkruan Trump krahas videos.