Deputetja Rudina Hajdari, një ditë më parë, në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, bëri thirrje për ta shpallur emergjencë kombëtare vëmendjen në drejtim të grave të dhu nuara, ndërsa i dha edhe një ngjyrim personal fjalës së saj teksa zbuloi se edhe ajo vetë kishte qenë vik timë e dh unës.Në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, vajza e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari rrë feu situatën e vështirë që kishte përjetuar personalisht pas vd ekjes trag jike të babait të saj, kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe.“Është një fakt që s’e fsheh dot, kam kaluar një jetë shumë të vështirë, pak njerëz e njohin jetën time personale. Hu mba babanë në një moshë shumë delikate, dhe kjo të bë të ekspozohesh ndaj gjërave që rrisin para kohe. Ka qenë viti 98, një vit shumë i vështirë për Shqipërinë, po ashtu ne kemi pasur kërc ënime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.
Patjetër, ka qenë një dhunë nga të gjitha anët. Unë isha fëmijë dhe nuk kisha mbështetje për atë tra umë që po përjetoja në ato momente. Dhe nuk kisha mbështetje, sepse kisha një nënë e cila ishte shtatzënë dhe vazhdonte jetën e saj dhe po mundohej të mbahej fort për fëmijët e saj. Kisha një vëlla, i cili ishte më i madh se unë edhe ai po ashtu dhe ai po përjetonte një dramë. Dhe absolutisht asnjë njëri nuk ishte në gjendje të na mbështeste në këtë tra umë.Dhe kjo është një dhu në që patjetër fëmija ndjen. Unë isha 11-vjeçare, isha tepër e re dhe shumë shpejt m’u desh të largohesha nga Shqipëria”, rrë feu deputetja Hajdari.E pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse dhuna për të cilën ajo foli ishte fizike, znj. Hajdari tha se dhu nën, femrat shqiptare ndonjëherë e përjetojnë që në djep, kur lindin dhe janë të padëshiruara vetëm se janë femra, ndërsa shtoi se rasti i saj është ai me të cilin mund të identifikohen shumë vajza të reja.