Teoricieni i fizikës Sean Carroll ka shprehur së fundmi idenë se strukturat e shkallës së vogël të universit tregojnë ekzistencën e disa botëve paralele. Komentet e tij shok uese u bënë në fillim të vitit ku Carroll tha se fakti që pjesëzat e vogla si elektronet e protonet nuk kanë një vendndodhje të caktuar në hapësirë, është prova e ekzistencës së universeve paralalele. “Por ka shumë më tepër se kaq, jo çdo botë që ne imagjinojmë bëhet e vëretë per ne,” tha Carroll duke argumentuar se sensi i njohur i fizikës ka kuptim për jetën tonë të përditshme, por në shkallë më të vogël çdo gjë shpërbëhet përsëri dhe në nivelin kuantik hapësira është e mbushur me pjesëza të vogla që vazhdimisht hyjnë dhe dalin nga ekzistenca.

Ai përmendi teoremën e Bell, mbi konstruktin themelor të mekanikës kuantike për ndërveprimin e pjesëzave me njëra-tjetrën, bashkimin e tyre e më pas rindarjen. “Ka ekuacione, rregulla fizike e motive që duhen zbatuar. Vetmë disa botë të tjera mund të bëhen të vërteta për ne, por jo të gjitha”, tha Carroll. Edhe në të kaluarën ai ka avancuar teori të kontestuara mbi çështje si Big Bang qapo natyra e Kohës. Ai ka thënë se universi nuk ka nisur me shpërthimin e Big Bang siç besohet nga komuniteti shkencor por në fakt është i vjetër në mënyrë infinite, ai është diçka që zgjerohet vazhdimisht dhe mund të ecë si para dhe prapa. “Me sa dimë deri tani, mekanika kuantike nuk është vetëm një afrim te e vërteta, ajo është E Vërteta,” shkruan Carroll.