Përhapja e epidemisë së koronavirusit ka ndikuar thekshëm në tregjet financiare, një fat që nuk i ka shpëtuar as tregu i pasurive të paluajtshme.

Ekspertët e industrisë thonë se disa investitorë po përpiqen të shndërrojnë limonin në limonadë, duke gjurmuar për lojëra oportuniste. Por të tjerë vërejnë se ndjenja negative tashmë ka depërtuar në botën e investimeve të pasurive të paluajtshme, pasi pasiguria e pandemisë dhe ndikimi i saj në ekonomi ka ngrirë disa marrëveshje.

“Ne kemi parë që besimi i investitorëve është tronditur”, tha Sam Chandan, dekani i asociuar i Institutit të Pasurive të Paluajtshme në Universitetin e Nju Jorkut. “Kjo nuk vjen për arsye se sektori nuk është më tërheqës dhe si rrjehdojë ka rënë kërkesa, por është një ngrirje si pasojë e një përgjigje ndaj një tronditje shumë të rëndë dhe të papritur ekzogjene për ekonominë që po prek të gjitha klasat e pasurive dhe investitorët e të gjithë tregjet.”

Rënian e tregut ka nisur një muaj më pare, teksa investitorët filluan të perceptonin efektet ekonomike globale të koronavirusit. Që atëherë, mesatarja industriale Dow Jones ka humbur fitimet që ka bërë që kur u përurua Presidenti Trump në vitin 2017. Edhe agjencitë e pasurive të paluajtshme publike janë goditur gjithashtu rëndë, gjë që ka bërë konfuzë disa analistë dhe ekspertë që vërejnë se veçanërisht investimet publike të pasurive të paluajtshme besojnë se përgjithësisht konsiderohen si asete të sigurta kur tregu është në vështirësi.

Ajo se çfarë ndodh në tregun publik të aksioneve përhapet në ndjenjën e besimit të tregut privat, megjithëse nuk dihet ende nëse rezultati i fundit i tregut financiar do të shkaktojë një rënie në vlerësimin e pasurive private, tha Evan Hudson, një avokat me bazë në New York në Stroock & Stroock & Lavan i cili përfaqëson fondin e investimeve në pasuri të paluajtshme të të gjitha kategorive.

Hudson tha që shumë aktorë të tregut të pasurive të paluajtshme i janë përshtatur situatës, kanë ulur parashikimet, kjo do të thotë se edhe ky treg është pjesë e luftës së kapitalit. Ai tha se ka disa klientë në këtë treg që pyesin nëse ata mund ta përdorin këtë situatë si një mundësi për të blerë letra me vlerë publike, dhe si mund të jenë të sigurt për të ruajtur statusin e tyre si Aktorë në tregun e pasurive të paluajtshme – i cili kërkon kualifikime të caktuara për firmat që zotërojnë apo financojnë mbledhje të të ardhurave reale pasurive – pasi ato shikojnë mundësi të tjera investimi.

“Kjo është një fatkeqësi, dhe fituesit do të jenë aktorët e tregut të pasurive të paluajtshme dhe blerësit privatë që tashmë kanë likuiditet,” tha Hudson.

Duket se pandemia ka ndaluar në mënyrë efektive veprimtarinë private të pasurive të paluajtshme në Azi, e cila ka qenë në mesin e rajoneve të goditura më shumë nga koronavirusi. Rajoni ka parë vetëm 14 marrëveshje që nga janari – dhe vetëm dy nga ato marrëveshje janë bërë këtë muaj – krahasuar me 39 kontrata që janë nënshkruar për të njëjtën kohë vitin e kaluar, sipas të dhënave të siguruara nga Preqin, e cila gjurmon hapësirën alternative të investimeve.

Po sipas Preqin, investimi në pasurive të paluajtshme private tashmë ka rënë në rang global, pasi arriti kulmin në vitin 2018. Vitin e kaluar ka pasur 9,538 kontrata private të pasurive të paluajtshme që arrijnë në 453.1 miliardë dollarë në të gjithë botën. Ai vit pa rreth 330 më pak marrëveshje sesa në vitin 2018, kur vlera e kontratave globale, e cila ishte rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga të paktën 2010, arriti në 469.4 miliardë dollarë.

Thomas Donovan, broker në tregun e pasurive të paluajtshme komerciale në New York, tha se ai ka pasur disa kontrata ku blerësit ishin tërhequr përsëri dhe i kanë lënë këto kontrata në pritje, duke argumentuar tërheqjen e tyre me paqëndrueshmërinë në treg. Donovan gjithashtu vuri në dukje se firma e tij ka zgjedhur të mos kërkojë në mënyrë aktive biznese të rinj – ai tha se dëshiron të jetë i ndjeshëm ndaj klientëve dhe kolegëve, pasi të gjithë lundrojnë në një territor të pasigurt profesional dhe personal – por përkundrazi të përqendrohen vetëm në punët që i kanë të ngritura tashmë.

“Çdo here që ka paqartësi në treg, nëse diçka nuk është e domosdoshme për tu shitur ose për tu blerë, njerëzit do të marrin kohën e tyre dhe do të bëjnë një hap prapa,” tha Donovan. “Sepse ata duan të maten dy herë dhe të presin një herë.”

Sidoqoftë, të paktën që prej javës së kaluar, para se Guvernatori Andrew Cuomo të urdhëronte bllokimin për bizneset jo thelbësore – përfshirë ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme – kishte aktivitete që po ndodhnin.

Joseph Barretta dhe Max Rather të Metro Net Realty, agjentët që përqendrohen në shitjet e investimeve industriale, thanë që javën e kaluar ata siguruan dy letra me qëllim për vendet e zhvillimit në Brooklyn dhe Nassau County, ku zhvilluesit dhe partnerët e tyre të fondit të pensioneve planifikojnë të ndërtojnë një strukturë industriale e klasit A. Partnerët thanë se kishin punuar për ato marrëveshje për rreth dy deri në tre javë. (Marrëveshjet zakonisht lëvizin më shpejt në sektorët industrial, siç ka vërejtur më parë TRD.)

Mund të duhen vite me rradhë që zhvilluesit të sjellin në treg një ndërtesë të re, vuri në dukje Barretta. Një zhvillues që paraqiti një letër qëllimi ishte duke parashikuar një rënie ekonomike afatshkurtër që duhej të rimerte veten shpejt.

“Absolutisht askush nuk po parashikon një recesion afatgjatë,” tha Barretta.

Hudson, avokati në fushën e Pasurive të Paluajtshme, tha se gjendja e klientëve të tij mbi ekonominë dhe ndjenjën e investimeve mund të ndryshojë çdo ditë. Kur tregjet u zhytën javën e kaluar, ai tha që njerëzit po parashikonin një depresion global. Por angazhimi dhe optimizmi duket se rritet në ditët më të qeta të tregtimit dhe sa herë që duket të ketë përparim nga qeveria federale për të kaluar një paketë stimuluese për të zbutur pasojat ekonomike nga virusi.

“Tregu publik përcjell ndjesinë e investimeve private jashtëzakonisht të forta,” tha ai, duke shtuar, “Në ditë si kjo, njerëzit ndjehen shumë më mirë.”/ therealdeal.com/