Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që ka nisur prej orës 12:00 lidhur me situatën me koronavirusin në Shqipëri. Mbledhja e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, që kryeson Këshillin, po zhvillohet online. Presidenti Meta nga zyra e tij, kreu i qeverisë Rama në kryeministri, lideri demokrat Basha në zyrën e tij, ministrat e Shëndetësisë, Mbrojtjes, Rendit, Drejtësisë, Financave dhe Ekonomisë si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.