Unë jam 26 vjeç. Nuk kam ndonjë sëmundje të mëparshme ose probleme me frymëmarrjen. Kam një jetë aktive, punoj gjashtë ditë në javë dhe kam hequr dore nga cigarja. Mendova se roli im në krizën aktuale shëndetësore do të ishte si një aleat për të moshuarit pasi mendova që nuk mund të prekesha nga virusi. Por jo, unë u shtrova në spital pasi rezultova pozitiv me koronavirus.
Historia ime nisi kështu. Më 13 mars, vetëm disa orë pasi vendosa se do të filloja distancimin shoqërore për mirëqenien e të tjerëve, me filloi një ethe dhe dhimbje koke.
Unë u përpoqa të mos alamohesha direkt por thjesht mora masa , duke fjetur në një dhomë më vete. Mëngjesin tjetër, pata një kollë por pas ca ditësh fillova të ndihesha më mirë dhe ethet më ishin zhdukur. Ndihesha mirënjohëse, pasi edhe nëse ky do të ishte koronavirus, unë do të kisha shumë mundësi ta kaloja lehtesisht, pasi kisha dëgjuar njerëz si vetja ime, të rinj që nuk kishin pse të shqetësoheshin.
Fillova të planifikoja punën dhe gjërat e tjera që do bëja sapo të kthehesha në punë. Por një mbrëmje u zgjova në mes të natës me të dridhura, të vjella dhe gulçim. Mezi mund të flisja disa fjalë. Nuk mund të ecja deri në banjë pa u përkulur sikur të kisha vrapuar një milje. U përpoqa të ha, por zbulova se nuk mund të merrja oksigjen mjaftueshëm ndërsa haja.
Po përpiqesha të dëgjoja këshillat e qëndrimit në shtepi. Nga njëra anë qëndrova në shtëpi pasi mendova se nëse nuk kisha Covid-19 në spital mund të ekspozohesha ndaj tij nëse shkoja për një vizitë.
Në fund të fundit, pavarsisht problemeve të mia serioze me frymëmarrjen, një pjesë e imja besonte se do të isha mirë, pasi isha e re dhe e shëndetshme.
Ndërsa isha e tronditur nga zhvillimi i simptomave të mia u shtorva ne spital. Në spital me thanë që në dhomën tjetër ishte një 30-vjeçar i cili gjithashtu pavarsisht moshës kishte përjetuar edhe probleme serioze në frymëmarrje.
Stafi i spitalit më tha gjithnjë e më shumë po vijnë pacientë të moshës sime. Sapo mora oksigjenin përmes tubit, fillova të ndjeja një lehtësim të lehtë. Pata fatin të shkoja në spital herët të marr një kujdes shumë të vëmendshëm.
Ka shumë arsye për ta marrë seriozisht Covid-19. Si pjesë e gjeneratës më të mëdhe në Shtetet e Bashkuara, ne mund të kemi një ndikim të madh në rrjedhën e kësaj pandemie. Distancimi ynë shoqëror është thelbësor për shëndetin e popullatave më të prekshme dhe mund të ketë një ndikim të madh në rrafshimin e kurbës.
Fatkeqësisht, shumë nga gjenerata jonë dhe disa nga ata më të rinj si ne nuk po e marrin seriozisht këtë krizë të shëndetit publik. Ne po vazhdojmë të mblidhemi në grupe, të udhëtojmë ndërkombëtarisht dhe ta shohim karantinën si një pushim të zgjatur pranveror. Ju lutem merreni seriozisht virusin. Kujdesuni për veten dhe për të tjerët.