Drekat e të dielave në kohën e koronavirusit nuk janë më të njëjtat.
Është dikush që ka fatin t’i kalojë si gjithmonë me familjen, por për fat të keq ka nga ato që duhet të përballen me masat e shtrënguara dhe nuk ka mundësi të bashkohet me më të dashurit.
Dhe atëherë ja ku vjen ideja gjeniale.
Në Porto San Giorgio, dy persona, kanë pasur idenë brilante të “bashkojnë” të dy ballkonet me një tavolinë druri , të përgatisin një tavolinë “fluturuese” dhe të drekojnë së bashku të dielen, mes muhabeteve dhe sigurisht me një verë të mirë.
Nën shoqërinë edhe të një dielli të bukur marsi që duket më “i çmendur” se kurrë.
Një foto simbol dhe në të njëjtën kohë prekëse, që përfaqëson pak ndjenjat e një Italie që ka dalë në ballkon për t’u ndjerë më pak vetëm, për të kënduar dhe tani… edhe për të ngrënë.
Gjithçka, të jemi të qartë, nga të paktën një metër distancë.