Sot është 8 Marsi, e njohur si Dita e Gruas, e cila ka një variabël duke u quajtur dhe Dita e Nënës. Por, gjykuar nga rrënjët është e para dhe jo e dyta.
Ideja për të patur Ditën Ndërkombëtare të Grave u shfaq fillimisht në fillim të shekullit të 20-të në një kohë të industrializimit të shpejtë dhe zgjerimit ekonomik që shpesh çoi në protesta për kushtet e dobëta të punës.
Më konkretisht, gratë e punësuara në industrinë e veshjeve dhe tekstileve bënë një demonstrim publik në 8 mars 1857 në New York.
Protestat u shpërndanë nga policia, dhe të njëjtat gra formuan një union dy muaj më vonë. Protestat e 8 marsit vazhduan edhe në vitet në vijim, veçanërisht në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër New York duke kërkuar orë më të shkurtra, paga më të mira dhe të drejtat e votimit.
Në vitin 1910, në Kopenhagen u mbajt Konferenca e parë Ndërkombëtare e Grave, e organizuar nga Socialist International, e pikërisht aty u themelua “Dita Ndërkombëtare të Grave” me sugjerimin e socialistes së famshme gjerman Clare Zetkin.
Në 1975, i cili u shpall Viti Ndërkombëtar i Grave, Kombet e Bashkuara përkujtuan zyrtarisht Ditën Ndërkombëtare të Grave.
Eshtë interesante të theksohet se Zvicra ishte vendi i fundit në Evropë që lejoji votimin e grave, e kjo në vitin 1972.
Gratë në të gjithë botën ende luftojnë me një larmi paragjykimesh, diskriminimesh, veçanërisht në botën e biznesit, ende fitojnë më pak sesa homologët e tyre meshkuj, dhe shpesh janë të ekspozuara ndaj abuzimeve të llojllojshme.
Në të njëjtën kohë, si shumica e festave, edhe 8 Marsi ka qenë subjekt i komercializimit, kështu që në këtë ditë gratë kryesisht marrin lule, ndërsa thelbi i saj harrohet plotësisht.(tesheshi)