Coronavirusi ka pushtuar Italinë dhe gjithçka duket në kaos. Futbolli gjithashtu ka kaluar në plan të dytë dhe Serie A është vendosur seriozisht në dyshim.Ajo që ende nuk dihet është se çfarë do të bëhet me ndeshjen Juventus-Lyon, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League. Së fundmi, ka dalë një hipotezë që Juventus mund ta luajë ndeshjen në Maltë, por kjo hipotezë është hedhur poshtë menjëherë.

Federata malteze e futbollit ka dalë me një komunikatë zyrtare së fundmi, ku hedh poshtë çdo mundësi që Juventus-Lyon të luhet në Maltë. Sipas federatës, shëndëti i popullit maltez duhet respektuar dhe nuk mund të rrezikohet.