Numri i vdekjeve në Itali vazhdon të rritet nga pandemia e coronavirusit, me 793 vdekje në 24 orët e fundit dhe ekspertët paralajmërojnë se ende nuk ka arritur kulmin.

Plani ishte që Seria A të kthehej në 2 maj dhe të luante deri në 30 qershor, por kjo po duket gjithnjë e më shumë joreale.

Sipas gazetës “La Repubblica”, plani që po diskutohet midis Presidentëve të Serie A është që kampionati të nis në qershor, pastaj të luhet deri më 30 korrik.