Një tjetër ditë e zezë për Italinë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 837 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 12 428 numrin e të vdekurve.

Autoritetet italiane raportojnë se vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 5053 persona.

Ndërkohë, në total janë infektuar me koronavirus mbi 105 mijë persona.