Shqiptarët që ndodhen në Belgjikë dhe Danimarkë të cilëve u skadon viza Shengen por që nuk kthehen dot në atdhe për shkak të masave të marra për të parandaluar përhapjen e COVID 19, nuk do të penalizohen. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, njoftoj sot, se autoritet belge dhe danze kanë marrë parasysh situatën e krijuar nga COVID 19 dhe nuk do penalizojnë shqiptarët që u skadon Shengeni. “Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afatshkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez”,- njoftoi MEPJ.

“Shtetasit shqiptarë që mund të tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19 nuk do të penalizohen. Por, qytetarët udhëzohen të largohen sa më parë në momentin e ndryshimit të situatës”,- vijoi njoftimi. “Për çdo informacion, mund të konsultojnë faqen zyrtare të zyrës daneze të emigracionit: www.nyidanmark.dk”,- vijon njoftimi “Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Belgjikë, autoritetet belge njoftojnë, se edhe pse ky vend është nga të paktët e BE-së që nuk i kanë mbyllur kufijtë, e njeh situatën e krijuar dhe nuk do të penalizojë shtetasit që kalojnë kohën e qëndrimit në zonën Schengen, por ata duhet njoftojnë me email komunën, ku po qëndrojnë”,- përfundoi njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.