Një ditë pasi komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërinë nderkohe qe ne donacione u mblodhen plot 1.15 mld euro per Rindertimin, Ilir Meta i ka dërguar një letër me doza të forta shqetësimi në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi, duke tentuar te bllokoje parate dhe negociatat. Me ane te nje letre, Meta paralajmëron thellimin e krizën e politike duke theksuar se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike. Kjo letër që disponohet ekskluzivisht nga Top Channel nis me besimin e kreut të shtetit se rekomandimi komisionit, do të përkrahet nga vendet anëtare. Meta nuk pajtohet me gjetjet e shkruara nga komisioni Europian, duke vazhduar te nxije Shqiperine.
Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: “Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës”. Padiskutim ka një mosmarrëveshje, në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri.
Letra e Metës, mbërritur në Bruksel, vijon me një tjetër koment për shumicën socialiste për sa i përket radhës së zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.Shumica publikisht ka spekuluar për të përfituar mbështetje të plotë nga BE duke miratuar masa legjislative antikushtetuese përfshi këtë ligj. Kam kërkuar të di pozicionin zyrtar të parlamentit për këtë çështje, por kam hasur në heshtje përballë këtyre akuzave.Katallogu ankesave të presidentit vijon edhe me misionin e EURALIUS në Tiranë.Dua t’u theksoj se i vetmi aktor që në mënyrë të pashpjegueshme që nuk më është përgjigjur është misioni EURALIUS 5, një trupë e thirrur për të ndihmuar autoritetet në këtë çështje lidhur me reformat e BE.Presidenti përcjell edhe këtë kërkesë për komisionerin për zgjerim në BE shoqëruar me një paralajmërim të fortë se çdo, të ndodhë në Shqipëri me atë që presidenti e quan krizë.Besoj se Komisioni Europian duhet të vihet me gjithë zemër në krah të interesave të popullit shqiptarë. Çdo lloj ndihmë e mëtejshme në gërryerjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tim, do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe inkurajojë ç’popullimin e Shqipërisë.Letra e presidentit mbyllet me këtë premtim.Unë do të qëndroj i palëkundur në mbrojtje të integritetit të themelimit të gjykatës kushtetuese si e vetmja shpresë për një qeverisje me llogaridhënie përmes parimit Check and Balance, në mënyrë të posaçme përballë kësaj situate politike dramatike në Shqipëri.