Një ngjarje skandaloze ka ndodhur sonte ne emisionin “Tempora” te Sonila Meço. Kjo e fundit, per te hequr fiksimin e saj a pergjigjet urgjenca ne numrin 127, ka telefonuar live ne emision ne kulmin e fluksit te telefonatave. Një çmenduri e paimagjinueshme ku nderkohe qe ne numrin 127 marrin qytetare te shqetesuar per shendetin, Sonila telefonin per te hequr merakun, duke bere prova sikur te ishte ne nje dite normale. Praktikisht Sonila i hoqi mundesine dikujt qe mund te kishte vertete nevoje per urgjencen. Por, Sonila donte te hiqte fiksimin Live dhe e beri. A ndodh kjo ne Itali apo gjetke???! As nuk e imagjinojne!

Me poshte dialogu i Soniles, per te hequr fiksimin:

Punonjësja e urgjencës: Mezi kapet linja se ka shumë fluks

Sonila Meço: Jemi nga RTV Ora, programi “Tempora”. Na thanë përgjigjen me vonesë. Ishte një prove.

Punonjësja e urgjencës: Është dyndje e pamasë, jo se nuk përgjigjemi

Sonila Meço: Si paraqitet situata, ka telefonat?

Punonjësja e urgjencës: Pa fund ka. Janë linjat e zëna.

Sonila Meço: Faleminderit