Nga Endri Kajsiu/Vetëm imagjinata e Lulzim Bashës dhe një mendje e sëmurë mund të arrijë deri aty ku arriti sot ai vetë, të bëjë politike me luftën që mjekët e ndershëm të këtij vendi po bëjnë kundër koronavirusit.
Basha e nisi konferencën e pasdites me publikimin e videos së një mjeku të urgjencës, Ilir Allkaj që deklaronte se po prisnin qytetarët e dyshuar si të infektuar pa kostume mbrojtëse. Pak minuta më pas, do t’i dilte boja këtij teatri si një inskenim politik, i partisë demokratike që në këtë rast ka përdorur një mjek militant të partisë për një propagandë të ulët që rëndon mbi qytetarët.
Vetë Ilir Allkaj që flet për mungesën e kostumeve mbrojtëse, ka fotografuar dje veten dhe më pas ka postuar në facebook fotot ku duket i veshur me kostumin mbrojtës të mjekut dhe sipër tyre shkruan: Në mision për të shpëtuar jetë!
Por pse do duhej që i njejti mjek të gënjente një ditë më pas duke deklaruar se po pret pacientë pa kostum? Pse i njejti Ilir Allkaj që po në facebookun e tij, shfaqet teksa proteston përkrah PD-së me sloganin “Rama ik” dhe që mllefin e vet personal ndaj qeverisjes aktuale e zbras çdo minutë, publikisht në rrjetet sociale?
Në fakt, të jesh kundra çdo qeverisjeje është e drejtë që buron nga liria e individit, por ta përdorësh në mënyrë të ulët dhe të paskrupullt detyrën dhe pozicionin, duke mashtruar hapur në funksion të një skenari të orkestruar politiksht që synon të dëmtojë punën e e sistemit të shëndetësisë, duke përhapur panik e frikë te qytetarët e thjeshtë, është krejt mizore.
Duhet të jesh në fakt, fare i ngushtë në mendje e shpirt për të vënë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve të tu në rrezik, teksa prodhon për interesa politike, cdo skenar të mundshëm propagandistik që ngjall panik dhe pasiguri. E duhet të jesh po aq idiot sa edhe i vogël, për të qënë kaq mediokër në lojën që përpiqesh të luash me aktorë kaq të dobët si edhe mjeku militant, me një sjellje të paqendrushme që nxorri bllof vetveten.