Një ditë pasi qeveria shqiptare dërgoi në Bergamo një skuadër prej 30 mjekësh e infermierësh për t’ju bashkuar bluzave të bardha në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, vjen një reagim nga kryeministri italian Giuseppe Conte.

Ky i fundit e teksa ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ fjalimin e homologut të tij, Edi Rama, ka falënderuar autoritetet shqiptare. “Faleminderit”, shkruan Conte, ndërsa ka publikuar dhe ikonën e flamurit shqiptar.

Grazie ??

Gepostet von Giuseppe Conte am Sonntag, 29. März 2020