Zëdhënësja e Qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, falënderoi qytetarët për zbatimin e rregullave, si dhe apeloi pakicën të qëndrojë në shtëpi se ende nuk është vonë.
Spiropali shprehet: “Mirënjohje për maturinë qytetare shumicës që ka kuptuar se disiplina na afron tek fitorja dhe po respekton rregullat një më një!”.
Spiropali thekson se “pakica e pabindur t’i thërrasë mendjes sa nuk është vonë!
“Stop me ‘ahengje’ papërgjegjshmërie kolektive në këto kohë kur misioni i përbashkët i betejës është shtëpia!”, tha ajo.