Studiuesit në Imperial College në Londër kanë zbuluar se COVID-19 mund të kishte shkaktuar vdekjen e 40 milion njerëzve në të gjithë botën këtë vit pa marrjen e masave parandaluese, duke vënë në fokus të mprehtë ndikimin që distancomi social dhe testimi synojnë të kenë tek ngadalësimi i përhapjes së sëmundjes.
Studiuesit zbuluan se, pa u kontrolluar, virusi mund të shkaktojë vdekjen e 40 milion njerëzve këtë vit dhe infektimin e 7 miliardë njerëzve, pothuajse të gjithë popullsinë në botë.
Modelimi i tyre zbuloi gjithashtu se distancimi social përgjysmonte këto pasoja dhe se pa një veprim të shpejtë, sistemet shëndetësore në të gjithë botën do të mbingarkoheshin,
Dr Patrick Walker, i cili shkroi raportin, tha: “Ne vlerësojmë se bota do të përballet me një urgjencë akute të paparë të shëndetit publik në javët dhe muajt e ardhshëm. Gjetjet tona sugjerojnë që të gjitha vendet përballen me një zgjedhje midis masave intensive dhe të kushtueshme për të ndalur infektimin, ose në të kundërt sistemet shëndetësore do të kolapsojnë.”