Sipas një studimi të kohëve të fundit, një paciente në gjendje kritike me koronavirusin e ri është shëruar në mënyrë të befasishme pas terapisë me qeliza burimore (staminale, që merren nga kordoni kërthizor)
Çfarë thotë studimi?
Pas infektimit me Covid-19, një gruaja 65-vjeçare në Kinë ishte në gjendje të rëndë për dy javë, por më pas pacientja mori një trajtim me qeliza burimore dhe për katër ditë, ishte në gjendje të shëtiste përsëri.
Pas terapisë ajo raportoi se nuk kishte pasur asnjë efekt anësor, duke demonstruar potencialin e qelizave burimore të kordonit kërthizor. Studimi zbuloi se praktika të ngjashme mund të funksionojnë në trajtimin e pacientëve me koronavirusin e ri.
A ka studime të tjera që përdorin qelizat burimore për të trajtuar COVID-19?
Shumë studiues kanë deklaruar se terapia e qelizave burimore është një prirje e pashmangshme për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive të shkaktuara nga viruse të ndryshme, ku ndër ta është dhe koronavirusi i ri. Kohët e fundit kanë dalë prova të ndryshme klinike, të cilat po hetojnë qelizat burimore të kordonit kërthizor për trajtimin e COVID-19. Mes tyre është një projekt bashkëpunimi që po drejtohet nga studiues të ndryshëm në Universitetin e Shangait dhe Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore.
Shtatë pacientë me koronavirusin e ri u përfshinë në këtë studim dhe administruan qelizat burimore përmes në injeksioni. Simptomat e pacientëve u lehtësuan në mënyrë të konsiderueshme brenda dy ditësh trajtimi, duke mos treguar efekte anësore. Tre prej këtyre pacientëve dolën nga spitali 10 ditë pas trajtimit, ndërkohë që studiuesit i kanë përshkruar këto rezultate si inkurajuese dhe emocionuese. Që nga fillimi i studimit e deri më tani janë trajtuar mbi 30 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe të gjithë këta pacientë kanë treguar përmirësime të konsiderueshme në gjendjen e tyre pas terapisë.
Gjithashtu, 4 pacientët e tjerë që ishin pjesëmarrës në studim, u shëruan edhe pse ishin në gjendje shumë të rëndë. Një ekip tjetër hulumtues nga Spitali i Përgjithshëm në Kinë është duke punuar me spitalet dhe institucionet në Wuhan, për të kryer hulumtime klinike mbi sigurinë dhe efektivitetin e terapisë së qelizave burimore medicinale në trajtimin e pacientëve COVID-19. Provat klinike të tilla vazhdojnë të ofrojnë shpresë në mesin e kujdesit shëndetësor dhe profesionistëve mjekësorë.
Pse qelizat burimore të kordonit kërthizor janë të dobishme për trajtimin e COVID-19?
Sipas studiuesve, kur pacientët janë në një gjendje kritike, shkaku i përkeqësimit i cili mund të rezultojë në vdekje, është në ato që mjekët i referohen si “stuhia inflamatore”. Gjatë kësaj “stuhie inflamatore”, trupi i njeriut aktivizohet shumë nga infeksioni, gjë e cila mund të çojë në dëmtim të rëndë të mushkërive dhe dëmtim e rrugëve të frymëmarrjes.
Në rastet më të rënda, sistemi i frymëmarrjes mund të rëndohet duke arritur në fatalitet. Sidoqoftë, terapia e qelizave burimore pritet të ndihmojë në riparimin e këtij dëmtimi, për shkak të aftësisë së tyre unike për të vetë-rinovuar dhe riparuar indet e dëmtuara.
Qelizat burimore shpesh gjenden në gjakun e kordonit kërthizor dhe janë të njohura prej kohësh për funksionet e tyre kundër infeksionit dhe rregullimit të sistemit imunitar dhe mund të përmirësojnë ndjeshëm mjedisin imunitar në mushkëri dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve fatale. (Cells4life)