Suada Sherifi është një ndër emrat më të njohur në “showbizz”-in shqiptar. Ish-misi gjithnjë ka folur hapur për jetën e saj private, duke rrëfyer historinë e dashurisë e më pas edhe mëmësinë. Suada prej vitesh ka një marrëdhënie me Eldi Dizdarin, që aktualisht është në kërkim nga policia, si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok. Madje, në media ajo deklaroi se ishte martuar, por gjithçka e kishte mbajtur të fshehtë. Kujtojmë se ajo gjithnjë ka folur në media për të si një dashuri të madhe, por shumë rrallë ka zgjedhur ta bëjë publik imazhin e tij. Në rrjetet sociale, ajo tregonte për dhuratat e luksit që ai i bënte, për pushimet në vendet e mrekullueshme ku të dy shkonin, por rrallë e ekspozonte partnerin. Pas lindjes, modelja u angazhua edhe me biznes.
Menjëherë pas ardhjes në jetë të Deizit, Suada vendosi të investonte me ndihmën edhe të Erdit në pasionin e saj, bukurinë. Ajo hapi një qendër estetike ku shumë shpejt u shndërrua edhe në një destinacion për të bukurën. Por duket se jeta e Suadës ndryshoi totalisht kur bashkëshorti saj u shpall në kërkim, rreth një vit e gjysmë më parë. Që në ditët e para pas lajmit, ajo mbylli rrjetet sociale dhe në qendrën estetike u shfaq më rrallë, duke shmangur pyetjet dhe sytë e kureshtarëve.
Në fillim të këtij viti, qendra estetike u mbyll, duke falënderuar të gjithë klientët që e kishin përzgjedhur. Aktualisht bëhet me dije se Suada jeton në Dubai. Ndonëse ajo nuk ka një llogari të sajën në “Instagram”, faqet e tjera kanë zbuluar copëza nga jeta e re e ish-misit. Gjithnjë e rrethuar nga luksi, ajo është shpërngulur tashmë në shtetin e largët, ku duhet se herë pas herë takon edhe mikeshat e vjetra, si është kjo foto me Agnesa Vuthajn. Nuk dihet se për çfarë arsye brunia simpatike ke zgjedhur pikërisht Dubain për të kaluar një pjesë të jetës së saj. Nuk ka të dhëna nëse ajo vazhdon ende të jetë e martuar me Erdin, apo i kanë dhënë fund historisë disavjeçare. Nga ana tjetër, ajo nuk ka zgjedhur kurrë të flasë në media për këtë histori, duke preferuar ta largojë nga vetja vëmendjen e një ngjarjeje kaq të rëndë, ku mbeti i përfshirë bashkëshorti i saj.