Reshjet e shiut duket se janë drejt fundit. Shumë ditë me diell pas një jave të ngopur me reshje, kjo është tabloja e motit për javën qe vjen.Javën e ardhshme Shqipëria kalon në kushtet e motit të kthjellët me temperatura të larta, kryesisht në vlerat e mesditës kur temperaturat do të ngjiten në 16°C për zonat malore dhe mbi 20°C, në bregdet dhe zonat e ulëta.
Një tjetër paqëndrueshmëri e motit, pritet të vijë nga fundi i muajit duke bërë që të realizohen normat e reshjeve mujore për të gjithë vendin ndërsa tejkalohen këto norma, për zonat Perëndimore të Shqipërisë.