Përballja mes Barcelonës dhe Napolit në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, pa praninë e tifozë në stadium, për shkak të shqetësimeve lidhur me përhapjen e koronavirusit. Ndeshja kthyese e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet më 18 mars në Camp Nou, mirëpo katalonasit s’do ta kenë mbështetjen e tifozëve në shtëpi. Vendimi për ta zhvilluar këtë ndeshje pa praninë e tifozëve bën që kjo të bëhet ndeshja e tretë e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura – fat që Barcelona e Napoli e ndajnë mes Paris Saint-Germainin që do ta presë Borussia Dortmundin dhe Valencian që do ta presë Atalantan.
Kampionia në fuqi e La Ligës është favorite për të kaluar në fazën çerekfinale të kësaj gare falë golit të shënuar nga Antoine Griezmann, që bëri që ndeshja të përfundohet me rezultat 1:1 në Napoli. Ndërkohë, ndeshja mes Tottenhamit dhe RB Leipzigut, që do të zhvillohet sonte, do të luhet me tifozë të pranishëm në stadium.