Pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të disa produkteve farmaceutike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontrolle pranë farmacive dhe depove farmaceutike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit të datës 28 dhe 29 shkurt, strukturat e hetimit tatimor, gjatë monitorimit në terren kanë kryer në total 98 verifikime ku janë konstatuar 25 shkelje.
8 Mallra pa faturë tatimore, 4 raste për moslëshim kuponi tatimor, 2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël, 1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh. 2 raste për referim hetimi. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në ditët në vazhdim do të vijoj me kontrollet dhe do të jetë gjithmonë në krah të biznesit të ndershëm, duke treguar zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit.