Ajo ka lindur në Calabria por ka jetuar për një kohë të gjatë në Lombardi. Në këto ditë emer gjente kur vendi i saj është push tuar nga Koronavirusi, një mësuese e matematikës i ka shkruar një letër pre këse të atit të saj që jeton në Calabria. Katya Imbalzano ka shkruar në Facebook disa rreshta për t’i shpjeguar të atit se përse nuk do të takohen. Ajo i shkruan atij se e do aq shumë, saqë ka vendosur t’i qendrojë larg, nga frika se mund të jetë infektuar dhe mund të çojë virusin te të afërmit e vet.

“I dashur baba, në këtë orë të gjithë po ia mbathin nga Milano për t’iu bashkuar të dashurve të tyre. Unë nuk e kam bërë. Mos mendo që nuk të dua… të dua kaq shumë saqë kam vendosur të të qendroj larg. Më thuaj që je mirë dhe po me merr të gjitha masat parandaluese, është mirë kështu. Të dua nga largësia. Do të përqafohemi shpejt”, shkruan ajo. Ky postim është bërë vi ral në mediat italiane brenda pak orëve dhe Katya ka shpjeguar arsyen se përse ka vepruar në këtë mënyrë.

“U preka nga pamjet e eksodit të shumë personave që, të fri kësuar, ktheheshin tek njerëzit e tyre me trenin e parë të disponueshëm. Menjëherë mendova për njeriun që dua më shumë, babin, që është i vjetër dhe në këto momente ndodhet larg meje. Sigurisht, që mendimi i parë ishte të braktisja gjithçka e të nisesha, pastaj reektova dhe nuk e bëra për të mirën e tij”, u shpreh ajo. E gjithë Italia është e izo luar pasi Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi në shtetin fqinj, duke shënuar mbi 450 vik tima dhe 9 mijë të inf ektuar.