Ka disa gjëra në jetë ndaj të cilave nuk jemi të predispozuar të impenjohemi. Vlerat tona, besimet dhe personaliteti i japin formë gjithçkaje që dëshirojmë dhe nuk tolerojmë. Nuk ndryshon as me shenjat e zodiakut.
DASHI
Dashi është një shenjë e zjarrtë që ka cilësitë e udhëheqësit të natyrshëm. Dashët nuk janë të predispozuar të kërkojnë lejen e të tjerëve, bëjnë atë që duan. Nevoja e tyre për të kontrolluar gjithçka, shpesh i vendos në telashe vetëm që të dalin në komandën e gjithçkaje.
DEMI
Një Dem nuk duron dot dikë që e bën diçka e më pas kërkon leje për atë që ka bërë.
BINJAKËT
Binjakët janë shumë tërheqës për pjesën më të madhe të botës, ndaj pak shqetësohen për kritikët dhe pesimistët. Preferojnë të mos e marrin jetën shumë seriozisht.
GAFORRJA
Gaforret janë tërësisht të dedikuar ndaj atyre që dashurojnë. Gjëja e fundit që do bënin është t’i kthenin krahët njeriut që dashurojnë, kur ai person është në vështirësi.
LUANI
Luani nuk lejon asgjë t’i ngadalësojë ritmin e jetës. Nëse i mungon diçka, kërkojnë mënyra për ta arritur.
VIRGJËRESHA
Virgjëreshat nuk harrojnë kurrë origjinën e tyre. Atyre u pëlqejnë gjërat e vogla të jetës. Nga lulet me aromë, tek një pjatë e gatuar në shtëpi.
PESHORJA
Peshoret nuk i mbajnë kurrë njerëzit toksikë pranë vetes. Kanë nevojë për ekuilibër në botën e tyre për të patur prosperitet të plotë, ndaj gjithçka që pengon harmoninë e tyre, duhet të largohet.
AKREPI
Justifikimet janë gjëja e fundit që një Akrep do përdorë. Ndonjëherë mund të jenë pjesë e një kompromisi, por thonë gjithnjë të vërtetën, sidomos miqve dhe njerëzve të dashur.
SHIGJETARI
Shigjetarët nuk duan të rrinë qetë kur kanë diçka për të thënë. Do e thonë atë që mendojnë, edhe nëse kjo do të thotë që do shqetësohet dikush.
BRICJAPI
Bricjapët hedhin hapa të shëndetshëm në jetë. Nuk futen kurrë me kokë nëpër aventura.
UJORËT
Ujorët do kërkojnë gjithnjë të jenë më të mirët. Duan të dinë se kanë potencial të madh dhe nuk do ndalojnë derisa të arrijnë majën e aftësisë së qenies së tyre.
PESHQIT
Peshqit nuk lënë kurrë që gjërat e këqija të jetës t’i arrijnë. Çdo gabim dhe rrethanë negative e shohin si një mundësi për t’u rritur.