Po bëhet thuajse një vit nga dita kur këngëtari Robert Berisha njoftoi ndarjen e tij nga partnerja, Nora Istrefi. Pavarësisht se jetët e tyre do të merrnin drejtime të kundërta, Roberti tregoi se do të ishte gjithmonë shpatulla e djathtë e Norës dhe Renee-s dhe do të bënte gjithçka për to. Madje, pavarësisht se të ndarë, dyshja është nisur së bashku për pushime, të shoqëruar edhe nga familjarët e tyre.

Roberti e ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim me Norën, i cili besojmë se do të vijë shpejt. Megjithëse prej 1 jave u bë kryefjala e mediave për shkak të lidhjes së tij me Jessica Kadiun (lexo këtu), Roberti nuk dha as edhe një shpjegim. Jessica i kërkoi publikisht të rikthehen, mirëpo këngëtari po na tregon dita ditës se mendja e tij është vetëm tek Nora. Vetëm pak orë më parë, ai publikoi në InstaStory një video ku tregonte se po dëgjonte në makinë këngën e Norës, “Anna”. Madje, ai i kishte bërë edhe tag ish-partneres së tij dhe s’dimë se ç’kanë biseduar pas këtij etiketimi. Këngëtari po mundohet ta bëjë të qartë se Nora është e vetmja femër në mendjen e tij, ndërsa ne po presim lajmin e rikthimit!