Pavarësisht ndërgjegjësimit të pjesë më të madhe të qytetarëve, janë të shumtë ata që ende nuk po kuptojnë se një shëtitjen e tyre, rrezikon shumë jetë të tjera duke u bërë mbartës të koronavirusit e më pas transmetues zinxhir të tij. Sot në Tirana duket se ishte në karantinë vetëm nga shiu dhe jo nga urdhrat e qeverisë për të shmangur grumbullit. Kjo u vu re pasi shiu pushoi, ishin të shumtë qytetarët që zgjodhën të bëni shëtitje, si të ishte një ditë e zakonshme.

Në Belsh qytetarët kanë ndenjur në shtëpi, por pasditeve vihet re se mosha e tretë nuk heq dorë ende nga xhiro e pasdites.Ndërsa në Fier, një qytet ku ka mjaft të rinj, u bë shembull për të gjithë, duke heshtur gjatë gjithë ditës. Pamjet me dron të sjella nga Report Tv tregojnë rrugët e boshatisura të qytetit.