“Cristiano Ronaldo do t’i transformojë hotelet e tij të luksit në Portugali në spitale për të ndihmuar në luftën kundër Coronavirus-it. Spitalet do të mund të përdoren falas dhe mjekët, infermierët dhe pjesa tjetër e personelit do të paguhen direkt nga Ronaldo”.
Ky lajm, i përhapur në fillim në Portugali dhe më pas i bbërë viral nga e përditshmja spanjolle Marca, një nga më prestigjiozet në nivel europian, është i rremë.

Nuk do të ketë asnjë transformim të hoteleve të CR7, i cili po e kalon karantinën në Madeira për të qenë afër mamasë së goditur nga një iktus.

Një lajm që është përhapur në të gjithë Europën, por nuk është i vërtetë. Marca ka marrë masat duke e fshirë lajmin.

Lajmi, që ka filluar të qarkullojë mbrëmjen e djeshme, është bazuar te një postim i bërë në Instagram nga Edgar Caires, ish-burri i Elma Aveiro-s, një nga motrat e yllit të Juventus-it.

Megjithatë, e përditshmja portugeze O Observator ka arritur ta verifikojë me burime afër CR7 dhe ka marrë një përgënjeshtrim.