Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë për ditën e sotme ka shkuar në 4,089 , ku 655 njerëz kanë vdekur vetëm në 24 orët e fundit.
Spitalet e vendit përpiqen të përballen me pandeminë. Në Spanjë janë regjistruar gjithsej 56,188 raste krahasuar me 47.610 dje. Ndërsa Spanja tani është vendi i dytë më i goditur nga Koronavirusi pas Italis duke parakaluar edhe Kinën vendin ku shpërtheu virusi.
Edhe pse rritjet janë afër 20%, numri i vdekjeve në ditë bie për herë të parë në javën e kaluar, me 83 më pak vdekje sesa ato të regjistruara të Mërkurën. “12.5% të rasteve janë shëruar tashmë, 7015 njerëz.”, Shpjegoi koordinatori i urgjencës, Fernando Simón.
“Administratat po punojnë pa u lodhur për të marrë furnizimet mjekësore. Është një luftë e vërtetë për të na bërë me maska, teste të shpejta, respiratorë … “, shpjegoi Ministri i Financave dhe zëdhënësi i qeverisë, María Jesús Montero.
Të dhënat janë dhëna nga e përditshmja spanjolle “El Pais” duke cituar ministrinë e Shëndetësisë.
Madridi mban rekordin për raste të reja, plot 2569, dhe 265 viktima. Në kryeqytet është edhe numri më i madh i rasteve në gjendje të rëndë, 1221 pacientë. /Javanews