Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se posta ka dorëzuar në shtëpi 452 000 pensione nga 491 000 që janë gjithsej.

Braçe shprehet se “super posta!! Në më pak se 20 ditë, ka dorëzuar shtëpi më shtëpi, tek çdo pensionistë qyteti e fshati 452 000 pensione! Janë 491 000 pensione të përmuajshëm, gjithsej! Diferenca ka radhën të marrë pensionin këto ditë!

“Mos harroni; Pa pagesë! Posta Shqiptare është një ndërmarrje publike që ecën mbarë në numër shërbimesh, cilësi, rezultat financiar në fund”, shprehet ai.

Po ashtu Braçe përveç apelit që u bënë qytetarëve që të moshuarit të rrinë në shtëpi falënderon dhe të gjithë shërbyesit e administratës që shërbejnë për qytetarët.

“Ja që administrimi publik vlen! Kështu, në këtë kohë të vështirë e kur me të moshuarit duhet të rrinë në shtëpi, në radhët e shërbyesve të shtetit që meritojnë respekt,mjekë, infermierë, farmacistë, laborantë, policë, ushtarakë etj, shtoni edhe burrat e gratë, djemtë e vajzat e Postës Shqiptare! Mirënjohës për punën tuaj!”, shprehet ai.