Pazari në Kombinat është ndër tregjet më problematike, për mos respektimin e distancës nga njëri-tjetri. Ditën e sotme ka pasur lëvizje në këtë treg, jo si ditët e kaluara, por është mjaft shqetësuese në një kohë kur vetëm 10 orët e fundit ka pasur 4 viktima me koronavirus në Shqipëri. Aty kanë qenë edhe forca të policisë dhe ushtria e cila ka ndërhyrë herë pas herë për të këshilluar qytetarët që të ruajnë distancën.
Qytetarët janë të vetëdijshëm që duhet respektuar pasi vënë në rrezik për jetën e tyre, por nuk tregohen shumë të kujdesshëm për ta zbatuar atë. “S’kisha maska, s’kam njeri në shtëpi. Jam i detyruar të dal, gruan e kam në shtëpi, e drejtë është, shumë faleminderit për shqetësimin”, tha një i moshuar.