Izolimi në shtëpi i ka bërë njerëzit të kthehen tek e kaluara dhe të hapin albumet e tyre të vjetra. Madje, në Instagram nisi një sfidë me nominime, ku secili tregon sesi dukej kur ishte ende në moshë të vogël. Kësaj sfide i është bashkuar edhe këngëtarja Tuna Sejdiu, e cila ka hapur sot arkivat. Ajo ka ndarë me publikun një foto të vjetër të sajën, kur ishte ende foshnje.
Këngëtarja shfaqet e shtrirë në shtrat pas dushit, e mbështjellë me peshqir, ndërsa sytë i ka kthyer nga kamera. Kjo është ndër të rrallat foto të vjetra të Tunës që kemi parë të qarkullojnë në rrjet, pasi ajo përpiqet të tregohet e rezervuar për jetën e saj private.