Dita e diel ka shënuar radhë të gjata jashtë muzeut të Luvrit në Paris, për shkak se dyert e saj kanë qëndruar të mbyllura për të parandaluar përhapen e mundshme të korona virusit.Shqetësimet dhe rastet e reja të të infektuarave me korona virus, kanë bërë që autoritetet e muzeut të marrin masa duke e mbyllur atë gjatë të dielës.Muzeu i Luvrit është një nga më të vizituarit në botë, ku turistët vijnë nga e të gjithë vendet, përfshirë edhe ato që ndodhen në hartën e kuqe të prekjes nga koron avirusi.

“Luvri është një hapësirë e mbyllur që mirëpret më shumë se 5 000 njerëz në ditë. Ekziston një shqetësim i vërtetë nga ana e stafit.” tha për përfaqësues i muzeut duke shpjeguar pse dyert e saj qëndruan mbyllur gjatë të dielës.Një ditë më parë edhe qeveria franceze ndaloi të gjitha tubimet mbi 5000 persona në ‘hapësira të kufizuara’ pikërisht për të frenuar përhapjen e koron avirusit të ri.Deri tani, Franca ka raportuar 100 raste të prekura me koron avirus dhe 2 vik tima.