Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, ku tashmë mësohet se ka dalë nga pavioni i të infektuarve me COVID-19, e ëma e pacientes 69, vajza e parë që doli publikisht duke njoftuar se ishte e infektuar.
Lajmin e jep vetë vajza e cila shkruan se: “Sot dua t’ju qetësoj pak duke ju treguar që mami testoi negative dhe doli tashmë nga spitali. Mirënjohje pa fund për çdo mjek/e, infermier/e e madje dhe sanitaret e spitalit infektiv që janë në linjën e parë të rrezikut këtë periudhë. Mirënjohje për të gjithë ata që këto ditë janë në shërbim të publikut dhe nuk qëndrojnë dot në shtëpi. Mirënjohje dhe për ata që qëndruan në shtëpi duke u kujdesur për veten dhe të tjerët”.
Pacientja 69, kështu zgjodhi ta quante veten, bëri një video-mesazh në faqen e saj në Instagram, mesazh që më pas përfundoi në faqen e kryeministrit Edi Rama.
Pacientja 69, kështu zgjodhi ta quante veten, bëri një video-mesazh në faqen e saj në Instagram, mesazh që më pas përfundoi në faqen e kryeministrit Edi Rama. Ajo tregoi se e ëma e saj ishte infektuar prej saj dhe kishte përfunduar në spital si dhe iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe bashkëmoshatarëve të mos e mendojnë si të thjeshtë COVID-19, duke rrëfyer edhe simptomat e saj.