Bashkia e Tiranës po diskuton hartimin e një pakete ndihme për të gjithë bizneset të cialt në këtë periudhë për shkak të koronavirusit po qëndrojnë mbyllur. Duke folur për report TV, Veliaj sqaroi se masat do të jenë në mënyrë proporcionale me kohëzgjatjen e kësaj situate.
“Kemi rreth tre ditë që tashmë edhe me Këshillin Bashkkiak, edhe drejtorin tonë të taksave kemi filluar një diskutim. Mua më duket e arsyeshme, fjala vjen nëse një muaj nuk punojnë lokalet nuk ka asnjë arsye pse Bashkia të mbledhë taksën e hapësirës publike. Kështu që sigurisht me një të dymbëdhjetën do të zbresë taksa për atë muaj që nuk ka pasur punë lokali ose bari. Kjo është gjëja që ja pret mendja secilit. Megjithatë ajo që do duhet të shohim është sa do të zgjasë kjo periudhë që pastaj edhe masa të jetë korresponduese. Ne nuk mund të bëjmë atë që bënin ato parti që drejtonin këtë shtet dhe qytet, dhe që improvizojnë tërë kohën. Kjo nuk bëhet me improvizim. Sapo të shohim derisa zgjat le të themi karantina, ose shtetrrethimi, ose ndërprerja e funksionit ekonomik, masa do të duhet të jetë në proporcion me këtë. Nëse ne themi këtë fundjavë nuk do paguhet taksa, dhe kjo zgjat edhe tre muaj, kjo nuk bëhet me shto ujë dhe shto miell. Kështu që ne do të shohim sa do të zgjasë kjo periudhë dhe masa që Bashkia do marrë për bizneset lokale, duhet të jetë në proporcion me sa zgjat periudha dhe jo me improvizime të atyre që i kemi parë se si i kanë menaxhuar krizat, dhe nuk është ky momenti për të bërë politikë”, tha Veliaj
Kreu i Bashkisë siguroi se ashtu sikurse u tregua në rastin e tërmetit, edhe në këtë situatë qeveria nuk do të lërë asnjë pa ndihmuar. “Kjo është dçcka që po sfidon gjithë botën. Ajo që vlen të shohim sesi qeveria është sjellë në raste të ngjashme, si tërmeti. Nuk la asnjë njeri pa shtëpi, pavarësisht se ishin ndërtime pa leje, etj, sjellja e qeverisë ishte dinjitoze. Thamë do të ndërtojmë çdo shtëpia pavarësisht rrethanave. Kjo qeveri e ka dhënë provën që nuk do të lë asnjë njeri pas. Do të shohim sa do të zgjasë kjo histori, nëse do të jetë XXL nuk mund t’i japim një kapele të vogël. Kështu që do shohim si do shkojë. Masat do të jenë sipas gravitetit të situatës që do të krijohet”, deklaroi Velia. Veliaj nënvizoi se po punohet në terren dhe për të parandaluar rritjen e çmimit të produkteve nga spekulantët.