Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim vjen me një apel të fortë për qytetarët shqiptarë, të cilën në këto ditë të vështira për vendin po kalojnë shumë ditët në izolim për shkak të koronavirusit.
Ne videomesazhin e saj ambasadorja amerikane teksa bën me dije se ka biseduar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, deklaron se shprehu mbështetjen e saj për këto masa, që sipas saj janë të forta por të nevojshme.
Ajo theksoi mes të tjerash se në këtë sfidë për mbarë botës, ajo çka duhet të bëjnë qytetarët, është që të rrinë të bashkuar dhe të qëndrojnë në shtëpi, fjali që e thotë në gjuhën shqipe.
USEmbassyTirana✔@USEmbassyTirana
#IStayAtHome #UneRriNeShtepi https://twitter.com/usambalbania/status/1242155069031821312 …
Ambassador Yuri Kim✔@USAmbAlbania
#IStayAtHome #UneRriNeShtepi