Një vajzë e vogël e quajtur Noemi ka bërë një gjest shumë domethenës për forcat blu të Italisë.Ajo i ka rënë linjës së tyre duke i uruar për gjithë punën e palodhshme që bëjnë.

“Unë jam një fëmijë dhe emri im është Noemi, a mund t’ju lexoj një letër?”, ka thënë vajza.

Operatori i selisë së policisë në Viterbo qeshi kur e dwgoi vajzën dhe sigurisht që pranoi.

“Të dashur policë, puna juaj është e bukur dhe e rrezikshme, juve po bëni shumë. Ju po kaloni nga rruga në rrugë për t’u thënë të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, megjithëse për fat të keq disa njerëz nuk i respektojnë rregullat. Vazhdoni të jeni të mrekullueshëm. Një falënderim i madh për mjekët që po përpiqen të shpëtojnë shumë njerëz të sëmurë. Ju dua “, ka thënë vogëlushja në linjën telefonike të publikuar nga La Reppublica.

Kujtojmë që pjesa më e madhe e globit po përballet me një forcë të padushme të quajtur koronavirus, një virus i ri që prek kryesisht rrugët e frymëmarrjes.