Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dhënë një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta për punën e Forcave të Armatosura për përballimin e këaj “lufte”.
Ministre në kohë “lufte”?
Në këtë detyrë nuk mendoj se do përjetoj një gjë tjetër të ngjashme, ne po bëjmë maksimumin që t’u vijmë në ndihmë të gjithë njerëzve për ta kaluar sa më lehët këtë situatë. Shpresojmë ta kapërcejmë këtë situatë, është një situatë e paprecedentë. janë rreth 5200 FA në terren për shpërndarjen e ndihmave dhe duke u siguruar që të gjitha masat respektohen.
Si po funksionon shpërndarja e ndihmave?
Po kryhet në gjithë Shqipëri dhe nga kjo përpjekje, nuk është vetëm e ministrisë së mbrojtjes, por që bëhen bashkë të gjitha Institucionet, edhe shëndetësisë, edhe shërbimeve sociale, edhe të gjitha Bashkitë, të koordinuar që nga qendra deri në grupet e zbatimit të ndodhen prapë dhe të kujdesemi për çdo familje në nevojë, për ata me asistencë ekonomike, por edhe ata pensionistë që janë kategoria më e rrezikuar, jo vetë më ushqime por ilaçe, pensionin. 600 mijë të familjeve në nevojë.
Ushtarak të prekur me koronavirus?
Nuk kemi asnjë ushtarak të prekur me koronavirus, i kemi marrë masat për ata që kanë udhëtuar para se të bllokohet. Në kontakt të vazhdueshëm me ata që janë jashtë Shqipëri dhe të gjitha janë mirë dhe familjet e tyre.
Ndihma nga anëtarët e NATO-s?
Kam pasur disa komunikime, me Turqinë kemi një raport vërtetë special dhe jemi shumë mirënjohës për ndihmën e tyre bujare dhe kanë hapur një korridor jeshil për transportin e këtu materiale, duke qenë se pandemia ka mbyluur rrugët. Me Turqinë FA kanë edhe një grant disa mln euro të shtrirë ndër vite, që po bën të mundur ardhjen e disa partive të para të nevojave që kemi dhe shumë shpejt do të vijë 6 ambulanca. Ka një mekanizëm të saj NATO, nuk është se ka stok të pajiske mjekësore, por një marrëdhënie dy palëshe në bazë të kërkesës dhe nevojës, gjithsesi tenton të jap ndihëm e tyre.
Mesazh për qytetarët?
E rëndësishme t’i repsektojmë këto masa, për veten tonë, familjen se ata që mund të vuajnë pasojat fatale janë ata më të dobtit, dhe besojmë se sa më shpejt t’i marrim këto masa do i rikthehemi në normalitet vendit. Për ta bërë punën tonë pak më të lehtë dhe të veçanërisht të bluzave të bardha duhet të rrinë në shtëpi.