Qeveria më e lartë e futbollit evropian, UEFA, ka njoftuar sot se zyrtarisht sfidat e Ligës së Kampionëve mes Valencias dhe Atalantës, dhe ajo e e Europa Leagues, mes Interit dhe Getafes, do të luhen pa pranin e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Shkak për këtë vendim është bërë përhapja me shpejtësi e Coronavi rusit, veçanërisht në Itali, por edhe në vende të tjera të Europës, ndërsa mbyllja e dyerve të stadiumeve shmang qëndrimin e njerëzve afër me njëri-tjetrin.Ende nuk ka një vendim sa i përket sfidës mes Barcelonës dhe Napolit, por klubi katalan vijon të shesë biletat dhe gjasat janë që të luhet normalisht, me praninë e publikut spanjoll e italian.