Granti i parë prej 15 milionë eurosh, pjesë e grantit prej 115 milionë euro, që Komisioni Europian i akorodoi Shqipërisë për rindërtimin dhe rehabilitimin e ndërtesave kryesore publike të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, do të nënshkruhet të mërkurën.
Lajmin e ka dhënë sot Delegacioni i Bashkimit Europian, i cili ka theksuar se në muajin shkurt, Bashkimi Europian dhe donatorët ndërkombëtarë premtuan 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtimin pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019.
Delegacioni i BE bën të ditur se 15 milionë euro është granti i parë, pjesë e grantit prej 115 milionë euro të Komisionit Europian.
“Në muajin shkurt, Bashkimi Europian dhe donatorët ndërkombëtarë premtuan 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtimin pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019. Granti i parë prej 15 milionë eurosh, pjesë e grantit prej 115 milion Euro të Komisionit Europian për rindërtimin dhe rehabilitimin e ndërtesave kryesore publike siç janë shkollat, do të nënshkruhet këtë të mërkurë”, ka theksuar Delegacioni i BE.