Një 16-vjeçare, është rasti i ri i konfirmuar me korona virus në Berat.Burime për abcnews.al, bëjnë të ditur se kanë dalë rezultatet e familjarëve të 16-vjeçares, si dhe stafit mjekësor të ambulancës së fshatit Kostren.
Mësohet se të gjithë tamponët e marra kanë dalë negative.Kujtojmë se e reja ka patur temperaturë dhe rrjedhimisht ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas bërjes së testit konstatuan se ishte pozitive.Nuk dihet ende se si u infektua 16 vjeçarja.
Shqipëria ka regjistruar 14 raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi gjatë orëve të fundit.Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 726, ndërsa i të vdekurve në 28.