Emigrantët e parë kanë përfunduar dy javëshin e karantinimit dhe pritet që të kthehen në familjet e tyre. Mësohet se bëhet fjalë për 20 emigrantët që ditën e sotme do të lenë hotelin në Gjirokastër dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre.
Ndërsa pesë emigrantë të tjerë, do të dalin pas dy ditësh.
Më herët, kanë dalë nga karantina edhe 13 amigrantë që ishin strehuar në Korçë.
Që prej 18 prillit, qeveria shqiptare nisi procesin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë dhe akomodimit të tyre në njësitë hoteliere në Durrës. Deri më tani,me “Air Albania”, nga Italia dhe Turqia, Gjermania dhe Britania e Madhe janë kthyer rreth 514 persona, të cilët janë akomoduar në 14 hotele.
Shqiptarët, të cilët kishin mbetur jashtë kufijëve për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit, kanë paguar vetë biletën e kthimit, ndërsa do të duhet të paguajnë edhe 7 euro për ushqimin çdo ditë. Ndërsa ata që vijnë nga Greqia, karantinohen në hotelet e Korçës dhe duhet të paguajnë 35 mijë lekë në ditë për person.