Vala e dytë e gripit famëkeq spanjoll ka vrarë shumë më tepër jetë sesa e para, 50 ose më shumë milion. A mund të ndodhë e njëjta gjë me COVID-19?
Ndërsa shumë vende nën pandeminë COVID-19 kanë filluar të lehtësojnë distancimin shoqëror dhe të normalizojnë gradualisht jetën, ekspertët paralajmërojnë se një valë e dytë e mundshme, e cila mund të ishte më e rrezikshme se e para, duhet të merret në konsideratw.
Vala e dytë, ndër të tjera, u paralajmërua të martën në një intervistë për Washington Post nga Robert Redfield, drejtor i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Ekziston një shans që sulmi i virusit në vendin tonë dimrin e ardhshëm do të jetë edhe më i rëndë sesa ai që sapo kaluam,” tha Redfield.
“Kur ua tregova këtë të tjerëve, ata tundën kokën. Ata nuk e kuptuan se çfarë dua të them. Do të kemi një epidemi gripi dhe një koronavirus në të njëjtën kohë “, shtoi ai, duke njoftuar një sulm të dyfishtë ndaj sistemit shëndetësor.
Këto dhe paralajmërime të ngjashme mund të ngjallin kujtime për faktin e njohur se gripi spanjoll ka goditur botën në më shumë tre valë në të cilat kanë vdekur midis 50 dhe 100 milion njerëz.
Dihet që vala e parë, e nisur në prill të vitit 1918, ishte relativisht e butë, shumë e ngjashme me epidemitë tipike të gripit. Më të prekurit ishin të sëmurët dhe të moshuarit, ndërsa të rinjtë dhe të shëndetshmit shëroheshin lehtësisht.
Vala e dytë, e cila filloi në gusht 1918, ishte më e ashpra, ndërsa e treta, e cila filloi në vjeshtën e vitit 1919, ishte më e fortë se e para, por më e dobët se e dyta. Tetori i vitit 1918 ishte muaji me shkallën më të lartë të vdekshmërisë në të gjithë pandeminë.